Gazetari Baton Haxhiu ka deklaruar se të gjitha partisë politike, përveç të voglave, blejnë vota.
Por kjo tezë e hedhur nga Haxhiu është kundërshtuar nga të ftuarit e tjetër. Edhe drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu ishte kundër dhe tha se PD nuk blen vota.
Pjesë nga biseda në emisionin “Opinion” në Tv Klan
Baton Haxhiu:Parimi i parë që duhet të ndërtojë Lulzim Basha nuk është ai i ka vjedhur zgjedhjet apo jo ai. Të gjitha partitë politike, hiqi të voglat blejnë vota. Është e ditur publike.
Blendi Fevziu: Jo, PD nuk blen vota.
Ermal Hasimja: Jo jo, se nuk i gjen do PD-ja 40 milionë Euro.
Bujar Nishani: Kjo është e pasaktë, unë kam qenë pjesë e fushatave.
Baton Haxhiu: Të gjitha kanë mënyrën e vetë. Nëse nuk rregullohet sistemi i financimit të partive politike.
Blendi Fevziu: Urdhëro, nga biznesmenët.
Baton Haxhiu: Po le t’i deklarojnë, nuk e kam problem atë punë.
Blendi Fevziu: I japin Lekë dhe PS-së dhe PD-së. A nuk është kështu Baton.
Baton Haxhiu: Jo unë nuk e di.
Blendi Fevziu: Nuk e di dhe qesh