Gjykata rrëzon Erion Veliajn/ Kopështi botanik ngelet në pronësi të Universitetit të Tiranës

0
Pas një procesi të gjatë gjyqësor, Gjykata Administrative

Pas një procesi të gjatë gjyqësor që ka nisur që në vitin 2019-ën, më në fund Gjykata Administrative ka rrëzuar VKM-në dhe ka marrë vendimin, “Për kalimin në pronësi, të Bashkisë Tiranë, të disa pasurive të paluajtshme në zonën kadastrale 3292 (Kopshti Botanik)…”.

Trupi gjykues i ka dhënë të drejtë Universitetit të Tiranës,, duke e njohur këtë pronë në funksion të mësimdhënies dhe kërkimit shkencor. Sipas rektoratit të UT-së, ajo VKM përbënte një shkelje të hapur të autonomisë dhe Ligjit të Arsimit të Lartë.

Përplasjet për pronësinë e kopshtit botanik kanë përfshirë më herët edhe opozitën, sipas të cilës, kryebashkiaku Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama kanë planifikuar ndërtime aty.

Sipas  dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës Spiro Drushku, Universiteti i Tiranës është i vendosur të mbajë në pronësinë e tij kopshtin Botanik.

Artikulli i mëparshëmVladimir Putin bën komentin ‘bombastik’ për vaksinën ruse, i bën krahasimin me kallashnikovin
Artikulli i radhësGjykata Kushtetuese i heq kompetencat policisë/ “Nuk nevojitet leja e forcave të rendit për të organizuar një protestë”!