Kryeministri Rama jep mesazhin e fortë, ja çfarë thotë për Erdoganin

0
Kryeministri Rama jep mesazhin e fortë, ja çfarë thotë

Kryeministri Edi Rama që prej ditës së djeshme ndodhet në Itali për të marrë pjesë në ‘Europa në një botë që po ndryshon’.

Rama tha se Shqipëria i duhet Bashkimit Europian, jo vetëm Shqipëria, por i gjithë Ballkani. Rama u shpreh se pjesë apo jo e BE-së, Shqipëria do të bëhet një shtet europian.

“Është shumë e qartë që për ne Europa është si një besim. Europës i duhemi ne, jo vetëm ne por i gjithë Ballkani, siç Ballkanit i duhet Europa.

Pjesë ose jo e BE-së ne do të bëhemi shtet europian. Ndërkohë Turqia është fondamentale në sigurinë e BE.

Ne kemi një raport shumë të mirë me Turqinë dhe Erdoganin dhe dua të theksoj se nuk është e vërtetë që Turqia dhe Erdogani ushtrojnë influencën e tyre në Shqipëri.”, u shpreh Rama.

Rama është shoqëruar në këtë vizitë nga Drejtori i këtij Muzeu, Elke Schmidt dhe nga kryetari i Bashkisë së Firenzes Dario Nardella.

Artikulli i mëparshëmDashamir Shehi bën deklaratën e papritur: PD-ja nuk është e mbushur me engjëj, edhe ata kur kanë qenë në pushtet…
Artikulli i radhësAvokati i njohur paralajmëron protesta në Shqipëri, ja çfarë do të ndodhë në 9 maj