Mbrëmjen e sotme, dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Shkodër, pasi në automjetin e tyre të tipit “Land Rover” janë gjetur mijëra fara të bimëve narkotike të paketuara në kuti që kapnin një vlerë të konsiderueshme monetare.
Dyshohet se farat e kanabisit do të transportoheshin drejt zonave të thella të Dukagjinit, ndërsa burime bëjnë me dije se të arrestuarit janë nga Shkodra. Arrestimi i tyre është bërë në afërsi të zonës së spitalit, aks i cili të çon drejt Dukagjinit.