Sektori i shpërndarjes së ushqimit ka qenë një nga fituesit më të mëdhenj gjatë pandemisë së koronavirusit në vitin 2020 në Greqi.
Mbyllja e shërbimit ushqimor tradicional dhe vendosja e orës policore mbajtën konsumatorët në shtëpi, duke rezultuar në një rritje të porosive, veçanërisht ato të kryera në internet.
Qarkullimi i porosive në internet u rrit me 60 për qind ose në rreth 800 milionë euro vitin e kaluar, krahasuar me rreth 500 milionë euro në 2019, me udhëheqësin e tregut “efood” duke qenë lojtari dominues i padiskutueshëm në industri.
Kjo platformë trajton rreth 250- 300 mijë porosi në baza ditore, me vlerë mesatare të tyre që varion nga 7 deri në 10 euro. /Ekathimerini