Mediat greke kanë publikuar një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në Assos në Korint, Greqi. Sipas informacionit një vajzë 17 vjeçare arriti të gjente guximin për të denoncuar babain e saj, 45 vjeç, duke rrëfyer në polici veprimet e tij të urryera, të cilën ajo i përjetoi që në moshën 12 vjeçare.
Policia menjëherë pas denoncimit arrestoi babanë e të miturës.Ndërkohë vajza është dërguar për vizitë mjekësore në një spital në Athinë, ndërsa djali i vogël i familjes është marrë nga shërbimet sociale.
Familja përbëhej nga katër vetë dhe ishin nga Shqipëria.Po sipas mediave greke 45 vjeçari kohët e fundit ishte i papunë dhe ishte nëna e vetmja që punonte për të mbajtur familjen.