“Vaksina ruse është po aq e besueshme sa kallashnikovi. Këtë nuk e themi ne por e thonë specialistët evropian. Unë mendoj që ata kanë shumë të drejtë”, u shpreh Presidenti rus, Vladimir Putin, ka deklaruar se vaksina Sputnik V kundër COVID-19 është po aq e besueshme sa kallashnikovi.
Komentin “bombastik”, presidenti rus e bëri gjatë një konference të zhvilluar online së bashku me zv.kryeministren Tatyana Golikova dhe pasi Rusia ka vënë në përdorim një tjetër vaksinë tjetër, Sputnik V Light e cila merret përmes një doze.
Ai gjatë konferencës ka folur edhe lidhur me rivalitetin e ashpër mes firmave farmaceutike të prodhimit të vaksinave kundër COVID-19, duke shtuar se e di arsyen përse vaksinat si Moderna dhe Pfizer mbështeten më tepër nga platformat ndërkombëtare.
Vaksina Sputnik V bazuar në studimet e shkencore, konsiderohet 95% efektive kundër COVID-19. Ajo tashmë po shpërndahet në shumë vende të botës, ku një prej tyre është Shqipëria.