Persona të armatosur me pistoleta dhe leva kanë sulmuar më 14 prill zyrat e kompanisë “Aiba” në Shkozet.
“Panorama Sport” mëson se janë vjedhur afro 100 milionë lekë të vjetër nga kasaforta që ishte vendosur në mur.
Hajdutët kanë hyrë në mëngjes rreth orës 8:00 në ambientet e biznesit në pronësi të presidentit të FSHF-së dhe kanë nxjerrë me forcë nga muri një kasafortë e më pas kanë mundur ta hapin atë.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë dhe po heton për ngjarjen.