Zinedine Zidane dhe Juventusi do të takohen përsëri. Është vetëm çështje kohe. Disfata e Real Madridit me Chelsea ka rindezur thashethemet për kthimin e francezit në Itali. Sot “Tuttosport”, një media shumë afër “Zonjës së Vjetër”, i kushtoi kopertinën e saj çështjes, duke folur për “tërheqjen finale”.
Sipas gazetës, francezi shihet si një nga opsionet më serioze për të zëvendësuar Andrea Pirlo, i cili do të largohet nga drejtimi pavarësisht çdo gjëje që mund të ndodhë në këto javë të fundit të kampionatit. Andrea Agnelli e ka ëndërruar “Zizou” prej vitesh, tashmë e provoi në vitin 2019 dhe do ta bëjë përsëri.
Në Torino nënvizojnë të gjitha shmangiet e trajnerit për të ardhmen e tij dhe kujtojnë klauzolën që e lejon atë të lirohet nga klubi i bardhë, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2022. Sigurisht, nëse Zidane dëshiron të shkojë në Torino, ai duhet ta harrojë pagën galaktike (12 milionë, plus 3 të tjerë në formë bonusesh). Juve mund t’i ofrojë atij më shumë se gjysmën e kësaj page.
Me të, ekipi beson se një fazë tjetër fituese mund të fillojë. Bardhezinjtë e dinë se bashkimi i Cristiano me Zidane do ta bënte situatën më të qetë dhe emocionuese. Alternativa për stolin e “Zonjës së Vjetër” është edhe kthimi i Max Allegri, i cili përflitet edhe si emër potencial te Real Madridi. Florentino Pérez tashmë e kërkoi atë më 2018, por trajneri nga Livorno donte të respektonte angazhimin që kishte me Juven. Tani mund të këmbejnë rolet me Zidane./ telesport