Paris Saint Germain ka kthyer gjithë vëmendjen e saj në Serie A për të siguruar përforcimet e ardhshme për sezonin e ri.
Plot 60 milionë euro është shuma që Nasser Al-Khelaifi është shprehur i gatshëm për të ofruar për shërbimet e mesfushorit të Napolit, Fabian Ruiz.
Ruiz një objektiv i Milanit dhe Juventusit për një kohë të gjatë tashmë do të jetë pjesë e skuadrës franceze për shkak të shifrës së lartë që kjo skuadër është në gjendje të ofrojë për të.
Presidenti De Laurentiis e ka bërë të qartë që spanjolli do lërë Napolin vetëm për një ofertë të majme dhe tashmë ajo ditë duket se ka ardhur me një shumë që kënaqë tej mase presidentin e napolitanëve.