
50 të rinj kosovar pjesë e grupit “Kosovo Mountain Club” janë sulmua nga persona të panjohur në zonën e Zubin Patokut, ndërkohë që bënin ngjitje më mal.
Nga ky incident nuk është lënduar asnjë person, ndërsa detaje për rastin ka dhënë një nga zyrtarët e këtij klubi.
“Grupi ka qenë duke bë hiking (ngjitje), në malet mbi liqenin e Ujmanit, dy persona kanë shkrep përpjetë me armë zjarri, pas kësaj grupi ka marrë vendim me u kthy. Kanë qenë pjesëmarrës rreth 50 persona në grup, nuk ka të lënduar, grupi është në rregull. Grupi ka vazhdu me ecë për në Shalën e Bajgorës”, tha njëri prej tyre për mediat e Kosovës.
Ndërkohë pjestarë të këtij grupi kanë arritur të incizojnë momentin kur dy persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në afërsi të tyre.
Në videon e siguruar nga mediat e Kosovës dëgjohen krismat e armëve, për të cilat nga ky grup kanë thënë se janë shkrepur në 30 metra largësi.