Berisha nxjerr SMS-në e mësuesit: “Pas zgjedhjeve na ulën rrogën”

0

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një mësuesi në Rrogiozhinë, i cili thotë se pas zgjedhjeve u është ulur rroga me 12 mijë lekë. Në një postim në Facebook, Berisha ka publikuar, denoncimin, ku mësuesi ka deklaruar se përveç 12 mijë lekëshit që u është hequr po diskutohet tu hiqet edhe transporti si dhe vështirësia e punës. Ai ka shkruar se nga rritja prej 50 mijë lekësh që iu bë në muajin janar po i hiqet komplet.

Postimi i plotë:

“Mesuesve ju ulet rroga pas zgjedhjeve me 12 mije lek. Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital. sb

“Pershendetje !!! Jam nje arsimtar (za Rrogozhine ) edhe dua te ndaj me ju nje shqetesim, kete muaj mesuesit moren 12 mije lek( vjetra) me pak edhe po diskutohet qe edhe veshtiresia e punes dhe transporti te na hiqet. Me pak fjalet rritja qe u bo ne janar me 50 mije lek ( te vjetra) ne nje fare menyre do asgjesohet duke hequr veshtiresine e punes, transportin dhe 12 mije lek( vjetra). Gjeja qe me cudit me shume eshte se kjo ndodh fiks 10 dite pas zgjedhjeve. Dmth sa e moren voten Tani fillojne nxjerrin fytyren e vertete duke ulur rrogen sepse para zgjedhjeve thonin qe vetem do te rritet rroga. Ju lutem anonim se pastaj e merr vesh patronazhisti edhe te heqin fare nga puna. Ju faleminderit.

Artikulli i mëparshëmZbardhen detajet e rënda/ E futi në Benz dhe u zhduk/ Rrëmbehet një vajzë e mitur në… (DETAJE)
Artikulli i radhësDosja në KQZ/ PD nxjerr emrat: Grupet kriminale kërcënuan njerëzit tanë