Çmimet në ‘stratosferë’/ Bes Kallaku, paralajmëron turistët

0
Çmimet në ‘stratosferë’, revoltohet Besa Kallaku,

Edhe disa ditë do jemi zyrtarisht në sezonin turistik që mezi po e presim. Mirëpo, moderatori i “Kosheres” Bes Kallaku ka bërë një përmbledhje të turizmit në Shqipëri, në formë paralajmërimi për të gjithë ata që zgjedhin të relaksohen në jug.

Përmes një monologu, ai ka vënë në dukje çmimet e shtrenjta nga ushqimet, shezllonet dhe deri te parkingu.

Monologu i Bes Kallakut:

Kur zbresim në jug, fillojmë me çmimet. Dhërmiu si në Monte Carlo. Leje Jala pastaj, Jala nuk preket me dorë. Në Jalë ti paguan edhe për prezencën tate. Fillon çmimi tani në Dhërmi, s’ka problem, një omletë okay shtrenjtë, 10 mijë lekë omleta. Po me bo me shku në kulmin e sezonit në Dhërmi me porosit një omletë 50 mijë lekë. E ke parasysh atë kokrrën e vezën kaq? E ajo çahet dhe bën 50 mijë lekë o vëlla. Sikur ta ketë bërë vezën Kim Kardashian.

Mirë kjo, po po të shkosh në Jalë nuk të lënë as me u fut në qoftë se nuk e ke makinën nga 2015 e lart. Kur shkon me Golf 2 në Jalë, ça bën ti ore, nuk ka dhoma, gjithë Jala është zënë, kthehu mbrapsht, kthehu mbrapsht, kthehu mbrapsht. Po po shkove me S të fundit, sidomos nga këto S me targa Zvicre, edhe po të mos ketë dhoma, do e gjejnë njonin që ka parkuar një makinë 2010, do ta kapin për lesh me e qit jashtë, që të lirojë dhomën ty. Se S ha bukë gjithkund, hap rrugë gjithëkund.

Mos me fol pastaj për brezin e parë të shazlloneve. 150 Euro shezlloni, katër dërrasa dhe një çarçafë. Më shtrenjtë shazlloni sesa hoteli. Kur porosit peshkun, peshkun e rezervatit ta shet për peshkë 500 metra thellësi ai tjetri. Ta shet peshkun sa viçin e dasmës. Ne mirë që duam turista mo vëlla, po i duam edhe kategori. Se këto kategoritë poshtë me ca Euro, jo o vëlla. Këto çunat e Londrës me Paund, e si i hapet dera, e si i hapet lokali.

Edhe në fakt nëse në të vërtetë duam turizëm elitarë, ne vetë duhet të kemi sjellje elitare. Nuk duhet kurrësi që nëpërmjet mrekullive dhe bukurive të vendit tonë të abuzojmë në kurriz të çdo turisti që vjen në Shqipëri për përfitime personale. Sepse nëse doni të zhvilloni ekonominë dhe të ndryshoni ekonominë, në fillim duhet të ndryshoni sjelljen me çdo turist.

Duhet që secili turist të ndjejë bujarinë, mikëpritjen shqiptare, që të thotë: ‘Po mo vëlla isha në Shqipëri, u kënaqa në Shqipëri. Bukuri, mrekulli, u sollën mirë me mua. Më respektuan, ma futën pak, po ishte bukur.

Faleminderit të gjithë turistave që do të vijnë këtë vit në Shqipëri, po jua paralajmërojmë dhe po ju parafalenderojmë.

Artikulli i mëparshëm“Ky qytet është më i riskuar”, Epidemiologu flet për situatën e COVID/ Ja çfarë pritet të ndodhë në vjeshtë
Artikulli i radhësKujdes, mos i godisni fëmijët! Studimi i Harvardit tregon sa e rrezikshme është t’i ndëshkoni me shuplaka