Qyteti i Vlorës u trondit sot nga një atentat me armë zjarri, ku mbeti i vrarë biznesmeni 40-vjeçar, Bledar Bircaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë. Siç shihet edhe nga pamjet, BMW-ja me të cilën udhëtonte Bledar Birçaj, është qëlluar disa herë me armë në pjesën e parme të xhamit.
Ndaj makinës janë qëlluar 15 të shtëna me armë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.