Kandidatja e PD në Tiranës Lediana Fratari i është drejtuar Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve me një kërkesë lidhur me parregullsitë e caktuara në procesin e numërimit të votave për kandidatët e partive politike.
Fratari ka kërkuar rinumërim të votave në KZAZ nr 47, pasi sipas saj nuk i janë numëruar votat në emrin e saj, duke pretenduar se është votuar më shumë nga çfarë reflektohet pasi ka mospërputhje të procesverbalëve me rezultatet e publikuara.