“Shtëpia dukej si skenë krimi”/Djali bën rrëfimin prekës: Mjeku më tha është shumë vonë… Ja çfarë u gjet sipër tavolinës

0
“Shtëpia dukej si skenë krimi”/ 3 familjarë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dy ditë më parë ku tre familjarët të familjes Haliti nga Gjilani, humbën jetën, pasi dyshohet se konsumuan kërpudha helmuese, në shtëpinë e tyre, në Gjirin e Lalëzit.

Djali i çiftit Afrim dhe Ferzinaze Haliti, tregon për “Shqipëria live”, se të afërmit vuajtën shumë për tre ditë rresht. “Për herë të fundit kam folur me babin. Tha hajde shpejt se po nisemi për Tiranë, në 5 maj.

“Shtëpia dukej si skenë krimi”/ 3 familjarë

Nuk mund të fliste, vetëm hajde më shpejt se jemi keq thoshte. Kur e mora, u përgjigj infermieri, tha nëna është më keq, u nis për Tiranë. E vura re që zëri nuk ishte si normalisht. Gjithë kohës, kanë qenë duke vjellë, pasi u kthyen nga Manza. Tha kemi ngrënë diçka”, rrëfen ai.

“Shtëpia dukej si skenë krimi”/ 3 familjarë

Ai tregon çfarë i tha mjeku, pasi mbërrit në spital: “E pyeta mjekun çfarë ka ngrënë. Tha kërpudha, është tepër vonë tani, kanë kaluar tre ditë. I kërkova të bënte diçka urgjentisht”.

Bashkëshortja e djalit të çiftit, rrëfen se situata në shtëpi ishte alarmante: “Kur hyra në shtëpi, e pashë si një skenë krimi. Kanë vuajtur shumë, nga mjekimi i dobët. Babi tha që ka parë vdekjen me sy, nuk mundej të ndihmonte as gruan, as mamin. Kam parë një tigan, që kishin skuqur diçka, por nuk mund ta kuptonim çfarë”.

“Shtëpia dukej si skenë krimi”/ 3 familjarë

Gazetari i “Shqipëria live”, pas bisedave me fqinjët e tyre në Gjirin e Lalëzit, tregon se “para se të shkonin në piknik i kanë pyetur komshinjtë a konsumohen.

“Shtëpia dukej si skenë krimi”/ 3 familjarë
“Shtëpia dukej si skenë krimi”/ 3 familjarë
Artikulli i mëparshëmHabit Blendi Fezviu: Bashën e kam pasur nxënës, njëherë doja ta nxirrja jashtë
Artikulli i radhësTrondit 50-vjeçarja britanike, tregon si e kanë rrëmbyer alienët: Kam prova dhe fakte! (FOTO)