U ekzekutua sot në Vlorë, biznesmeni 40-vjeçar emër i njohur për drejtësinë, i arrestuar para 10 vitesh për vrasje

0
U ekzekutua sot në Vlorë, biznesmeni 40-vjeçar emër i

Biznesmeni Bledar Birçaj, i ekzekutuar sot në Vlorë, nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë. Në janar të 2011 ai u arrestua  në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e arrestit me burg me afat 45 ditë. Gjithashtu, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendimin  të marsit 2011, ka caktuar si masë sigurimi “arrestit në burg” pa afat.

Në prill masa ndaj tij ndryshoi nga Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” me masën e sigurimit “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos  pushimi i hetimit penal në ngarkim të Bledar Birçaj  duke u lënë i lirë.

Artikulli i mëparshëm“Tani është koha”, ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e fuqishëm në gjuhën shqipe
Artikulli i radhësParalajmërimi i bujshëm i Alfred Cakos, nxjerr planin sekret: Kush po ndërhyn për krijimin e Shqipërisë së madhe? Ja si ndryshon harta në Ballkan