Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër e mitur është rrëmbyer në Prishtinë nga ish i dashuri i saj.
Sipas raportit të policisë, thuhet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes Benz. Rasti thuhet se ka ndodhur dje rreth orës 18:00.
“Është raportuar se viktima femër e mitur është marrë me dhunë nga ish i dashuri i saj i dyshuari mashkull kosovar.
Raportohet se i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tipit Mercedes. Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë përkatëse policore si dhe prokurori kujdestar.
Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar”, thuhet në raport.