Sulmet në Gaza, Biden telefonatë me kryeministrin e Izraelit

0

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka biseduar në telefon me presidentin e SHBA-ve, Joe Biden, duke i thënë se Izraeli “po bën gjithçka për të mos dëmtuar civilë të pafajshëm”.

Thirrja pasoi një sulmi ajror izraelit që shkatërroi një ndërtesë që strehonte mediat ndërkombëtare në Rripin e Gazës, raporton BBC.

Zyra e Netanyahut theksoi se ndërtesa ishte “strehë e terroristëve” dhe se okupatorëve iu dha kohë për t’u evakuuar.

Netanyahu gjithashtu falënderoi Bidenin për “mbështetjen e palëkundur” të SHBA-së për të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Biden më herët kishte një telefonatë me udhëheqësin palestinez, Mahmoud Abbas, ku zëdhënësi i liderit palestinez ka pohuar se biseda ishte “e rëndësishme”.

Artikulli i mëparshëm“Ata janë mes nesh”/ Pentagoni konfirmon: “Imazhe autentike”, këtu janë alienët
Artikulli i radhësNetanyahu falenderon Shqipërinë, Erdogan kundër tij