Ibrahimovic kundër Atalantës/ Do të “luaj” sipas mënyrës së tij

0

Misioni Atalanta ka nisur tashmë për Milanin: pas dy ditësh pushimi të dhënë nga Pioli për të shlodhur ekipin, kuqezinjtë u kthyen në Milanello për të siguruar prezencën në Ligën e Kampionëve. Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë në dispozicion të dielën, por si një lider i vërtetë, suedezi do të jetë pranë shokëve të tij të skuadrës në këto ditë vendimtare. “Një luan në kafaz”. Sulmuesi do të jetë në qendrën sportive çdo ditë për terapi dhe pastaj do të jetë në anë të fushës për të ndjekur çdo seancë stërvitore për të motivuar grupin. Pastaj të gjithë së bashku në Bergamo ku duhet një fitore për të arritur objektivin. Njëmbëdhjetë kuqezinj në fushë plus Zlatan.

Këtë sezon Ibra nuk e ka lënë kurrë ekipin, duke ndjekur nga afër çdo ndeshje, duke demonstruar se grupi i Milanit është i bashkuar. Gjithmonë afër, gjithmonë në anë të fushës, gjithmonë fjalë dhe këshilla për të gjithë: një stimul shtesë për lojtarët në fushë. Zlatan, i cili ka rinovuar për një vit tjetër, dëshiron të kthehet në Evropë në skenën e të mëdhenjve dhe po përdor gjithë vendosmërinë e tij në të. Edhe nga ana e fushës.

Artikulli i mëparshëmChelsea merr vendin e 3-të, Leiceter e Liverpool në ‘ethet’ e Championsit
Artikulli i radhësPresidenti Meta i bën thirrje institucioneve për 25 prillin: Drejtësia të funksionojë! Çdokush, që mbështet teorinë e faktit të kryer, është bashkëfajtor