Një ngjarje tronditëse në vendin tonë ka shkaktuar një reagim të fortë në opnionin publik. Abuzimi i pesë personave në grup me një të mitur në zonën e Mirditës ka shkaktuar një valë revolte. Në rrjetet sociale janë publikuar dhe emrat e fotot e personave të përfshirë.
Në moton përdhunuesit kanë emër, mbiemër dhe fytyrë, në faqe të ndryshme në rrjetet sociale janë publikuar fotot e personave të përfshirë në rastin e abuzimit në Mirditë.
Sot disa lëvizje dhe shoqata për mbrojtjen e të drejtave të grave dhe vajzave pritet që të protestojnë në disa qytete të ndryshme të vendit, përfshirë edhe Rrëshenin, ku ishte dhe vendi i origjinës i abuzimit të fundit që është bërë publik.
15-vjeçarja dyshohet se ka pasur lidhje me njërin nga 5 personat e arrestuar. Ai i ka bërë video dhe më pas e ka shantazhuar dhe e ka detyruar që të kryejë marrëdhënie me persona të tjerë që prej muajit janar.
Denoncimin e ka bërë vajza me familjarët e saj në polici, në gjendje të rënduar psikologjike. Më pas Artan Kaçorri 31 vjeç, Albert Molla 27 vjeç, Ermal Tarazhi 30 vjeç, Nike Lleshi 44 vjeç dhe Adrian Gjikola 17 vjeç janë arrestuar nga Policia.