Mbrëmjen e djeshme pranë studiove të Top Channel bëhet me dije se analisti i njohur Andi Bushati është përfshirë në një aksident. Sipas burimeve nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Aksidenti ka ndodhur sapo ka mbaruar emisoni i Eni Vesilit ‘Open’, ku i ftuar ishte edhe Bushati.
Mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:00. Bushati ishte duke dale nga parkimi i Top Channel me automjet kur papritur është përplasur me një makinë tjetër që vinte me shpejtësi nga ana tjetër e rrugës.
Njerëzit që ishin të pranishëm kanë nxituar për t’i ardhur në ndihmë drejtuesve të mjeteve menjëherë sapo kuptuan që ndodhi një aksident. Bushati ishte i ftuar dje në “Open” me Eni Vasilin dhe ngjarja ndodhi pasi përfundoi emisioni.