A është Berisha i pari nga ‘peshqit e mëdhenj’? Flet Yuri Kim

0

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka folur për akuzat e ngritura nga DASH dhe shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha në SHBA.

Pyetjes nëse është Berisha i pari nga peshqit e mëdhenj, ajo iu përgjigj duke thënë se Shqipëria duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin.

“Mesazhi është ky Shqipëria po ndryshon, Shqipëria është anëtare NATO-s Shqipëria do të jetë në BE, është mike dhe aleate e SHBA-ve. Shteti ligjor duhet të prevalojë. Duhet të jetë një vend i pastër dhe që të vijë kjo, askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Ditët e pandëshkueshmërisë duhet të përfundojnë dhe të gjithë duhet të punojmë për këtë” – deklaroi Kim nga Pashalimani, ku po ndjek stërvitjen ushtarake në kuadër të “Defender Europe 2021”.

Lexo më tej:

E pyetur a ka rol në këtë vendim, ambasadorja Kim tha se “nuk kam asgjë për të shtuar përveçse asaj që ka thënë sekretari i shtetit”. 

Artikulli i mëparshëmHarry dhe William: BBC fajtore pë vdekjen e Princeshë Dianës
Artikulli i radhësPaditi ndaj Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve/ Saimir Vishaj parashikon ‘ditë të errëta’ për Sali Berishën…