
Ndërsa Komisioni hetimor për shkarkimin e Presidentit u mblodh sot për seancën e radhës për shqyrtimin dhe hetimin e shkeljeve të pretenduara nga maxhoranca të Kreut të Shtetit, Ilir Meta ia mori valles.
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit Kulturor, Dialogut dhe Zhvillimit, Meta pati një aktivitet e takim me anëtarë dhe përfaqësues të disa prej pakicave kombëtare në Shqipëri.
Gjatë aktivitetit, Presidenti Meta nuk ka ngurruar të pranojë ftesën duke kërcyer një valle minoritare për disa minuta.
