ANALIZA: Fiksimi i Kinës për sekretet financiare po shkakton probleme dhe jashtë kufijve

0

Nga Jenni Marsh and Nectar Gan, CNN

Kina ka shkaktuar edhe një herë polemika në Afrikë për të bërë diçka që, në teori, pretendon të marrë  lavdërime – duke dhënë para. Sipas disa informacioneve, Pekini i kishte dhuruar fshehurazi Sierra Leone 55 milion dollarë për të financuar një “port peshkimi”  në një pjesë të pazhvilluar të vijës bregdetare, e cila mbështet industrinë lokale të peshkimit, kufizon pyjet e mbrojtura nga shiu dhe është shtëpia e breshkave dhe pangolinave të rrezikuara.

Marrëveshja doli në dritë pasi zyrtarët në zonën e Gjirit të Balenave, ku është planifikuar porti, u thanë banorëve se porti ishte  bllokuar për shkak të një marrëveshjeve  kineze, sipas Jane Aspden Gbandewa, e cila drejton një eko- biznes të  turizmit në atë  zonë.

Kinezët  besohet se po financonin një fabrike për përpunimin e peshkut përgjatë bregdetit të Afrikës Perëndimore gjatë kohëve të fundit- biznese që janë shkatërruese për mjedisin lokal, duke grumbulluar sasi të mëdha peshqish dhe duke hedhur mbeturina toksike, që mbajnë erë të keqe, raporton abcnews.al

Pekini dhe Freetown u detyruan të mohojnë thashethemet por pranuan se ishte bërë një marrëveshje por nuk dhanë detaje. Të martën, Presidenti i Sierra Leone Julius Maada Bio tha se projekti ishte pjesë e “Nismës Ndërkombëtare të një Rripë, një Rrugë” të Pekinit dhe do të mbështeste sektorin lokal të peshkimit, shtoi ai.

Sidoqoftë, lëvizje të tilla nuk përputhen  me thirrjet e Presidentit Xi Jinping për të ndërtuar një ” vend ekologjik ” në Kinë dhe vendosmërinë e tij për të qenë një udhëheqës global në krizën e klimës.

Në një deklaratë për CNN, një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës tha se “port peshkimi” ishte një dëshirë e menduar prej kohësh ” e njerëzve të Sierra Leone që nga vitet 1970. Ministria e Jashtme nuk pranoi të sqarojë se cila bankë ose organ kinez ishte i përfshirë dhe kushtet e grantit: të tilla si nëse një kompani kineze do të kryejë punën e ndërtimit .

Thjesht në të shkruhej: “Pronësia e tokës dhe portit i përket Sierra Leone”.

Zgjerimi i industrisë së peshkimit në Sierra Leone, jetike për sigurinë e saj ushqimore dhe industrinë e eksportit, mund të jetë  diçka pozitive për vendin, nëse realizohet me përgjegjësi.

Megjithatë, paqartësia rreth parave krijon vetëm dyshime. Një studim i kontratave të kredisë kineze në fillim të këtij viti zbuloi se klauzolat e fshehta janë një element kryesor i marrëveshjeve “Një  Rrip, një Rrugë”.

Siç ka theksuar Cobus van Staden, studiues i lartë afrikano-kinez në Institutin e Afrikës së Jugut për Çështjet Ndërkombëtare : “Rezultati është që çdo marrëveshje kineze është tashmë e njollosur nga hendeku i besimit midis qeverive kombëtare dhe bashkësive lokale “.

Biznesi i Kinës: Heqja e bllokimit të eksportit të Uniqlo

Qasja e fundit e Uniqlo me autoritetet kufitare të Shteteve të Bashkuara është shembull i qartë  i rreziqeve në rritje me të cilat po përballen kompanitë shumëkombëshe që kanë aktivitetet e tyre në Kinë.

Autoritetet amerikane bllokuan një dërgesë  të shitjeve me pakicë të veshjeve japoneze në janar, duke përmendur shqetësime se bluzat mund të jenë prodhuar përmes punës së detyruar në rajonin kinez të Xinjiang.

Uniqlo mohoi pretendimet në një deklaratë për CNN Business dhe tha se ishte “zhgënjyer” nga vendimi. (Kina ka mohuar vazhdimisht abuzimet e të drejtave të njeriut në rajon.)

Uniqlo ishte një nga më shumë se 80 kompani që Instituti Australian tha se “përfitonte drejtpërdrejt ose indirekt nga punëtorët  ujgurë jashtë Xinjiang përmes programeve abuzive të punës”.

Por në deklaratën e tij, Uniqlo tha se u dërgoi dokumente zyrtarëve doganorë të SHBA “për të treguar që produktet  plotësojnë kërkesat e importit të SHBA”, duke shtuar se të gjitha produktet e saj “përdorin vetëm pambuk”, raporton abcnews.al

Marka e veshjeve, e cila është në pronësi të Fast Retailing të Japonisë. Në Kinë, një treg kryesor për Uniqlo, markat si H&M janë përballur me bojkot për të shprehur shqetësimet në lidhje mbi punën e detyruar në Xinjiang.

Por nëse Uniqlo nuk merr një qëndrim të fortë, rrezikon të tjetërsojë konsumatorët në tregjet e tjera.

Realiteti për kompanitë japoneze përbën një sfidë unike: Megjithëse qeveria është një aleat kryesor amerikan, Kina është një fqinj dhe tregu më i madh për korporatat japoneze.

Një markë tjetër veshjesh japoneze, Muji, ka një qasje tjetër, duke thënë se vazhdon të përdorë pambukun nga Xinjiang, madje edhe reklamimin e produkteve të bëra me “pambuk nga Xinjiang”.

Duke cituar dhe duke mbajtur shënime

“Ne jemi të tmerruar  nga antisemitizmi nga një media zyrtare kineze, pasi ne kemi shpresuar që teoritë e konspiracionit hebre kishin marrë fund por për fat të keq antisemitizmi është sërish mes nesh. Ambasada e Izraelit në Kinë tha se një video e hebrejve mund të ndikonte në politikën e Uashingtonit ndaj Izraelit. Videoja është hequr që nga të gjitha platformat.

Kripto ndodhet në një situatë të ndërlikuar

Autoritetet në Kinën veriore po godasin minierat e kriptomonedhave.  Komisioni për Zhvillim dhe Reformë i Mongolisë, me anë të një telefonatë dhe një emaili tha se do të njoftonte publikun për  çdo operacion kriptomonedhash  në rajon, duke përfshirë ato që maskohen si qendra të të dhënave për të shmangur politikat e taksave.

Crypto-mining krijon monedha digjitale duke zgjidhur probleme komplekse matematikore, një proces që kërkon sasi të mëdha të fuqisë kompjuterike të përpunimit dhe konsumon shumë energji.

Si rajoni i dytë më i madh i prodhimit të qymyrit në Kinë, energjia elektrike e lirë e Mongolisë e bëri atë një zgjedhje të thjeshtë për minatorët. Rajoni dikur përbënte rreth 8% të të gjithë minierave të Bitcoin globalisht,  sipas  Qendrës së Financave të Kembrixhit.

Por industria që konsumon energji ka qenë nën vëzhgim nga qeveria kineze, e cila ka premtuar se emetimet e karbonit do të arrijnë kulmin deri në vitin 2030 dhe shpreson të arrijë neutralitetin e karbonit deri në vitin 2060. Në fillim të këtij viti, Mongolia e Brendshme  u zotua të mbyllë të gjitha projektet e minierave të kriptovalutave nga fundi i Prillit.

Përveç kripto-minierave, Kina gjithashtu ka kufizuar monedhat digjitale në përgjithësi. Këtë javë, rregullatorët kinezë ndaluan institucionet financiare dhe kompanitë marrin pjesë në transaksione ose të ofrojnë shërbime në lidhje me kriptovalutat.

Kjo uli  vlerën e Bitcoin-it deri në 30% para se të rritej përsëri. Përtkheu Sonila Backa-abc

Artikulli i mëparshëmDer Spiegel: Rusia blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për armatim
Artikulli i radhësAksident me vdekje në Burrel, humb jetën një kalimtar 55 vjeç