Armina Mevlani, bashkëshortja e Shkëlzen Berishës reagon për shpalljen non-grata të ish kryeministrit

0
“Lutem çdo natë”/ Armina Mevlani, bashkëshortja e

Pas vendimit të Departamentit të Shtetit Amerikan për ish kryeministrin, Sali Berisha, ka pasur reagime të panumërta nga personazhe politike, por jo vetëm.

Armina Mevlani, partnerja e Shkëlzen Berishës, ka komentuar për herë të parë vendimin e DASH që i ndalon hyrjen familjes Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Mevlani, një blogere e famshme në Shqipëri, ka nisur një rubrikë Q&A, (Question and Ask) në Instagram, ku ndjekësit e pyesin dhe ajo përgjigjet. Një nga pyetjet e ditës së djeshme ka qenë edhe çështja e shpalljes non-grata.

Edhe pse jo drejtpërdrejt për emrin e Berishës, Mevlani thotë se kryesorja për të është shëndeti, sepse të tjerat thotë ajo, përfshirë edhe vendimi për tu shpallur non-grata janë gjëra që rregullohen.

Pyetje: Sorry për lajmet e fundit mbi familjen dhe të themi, sepse jam e sigurt që as ti nuk ndihesh mirë.

Përgjigje: Tashmë kam mësuar që për arsye politike çdo gjë mund të ndodhë, edhe pse vetë nuk jam pjesë e saj. Por ajo që më intereson është vetëm shëndeti im dhe i njerëzve të dashur (për këtë lutem çdo natë pas periudhës së vështirë të coronës). Gjithçka tjetër rregullohet dhe kalon.

“Lutem çdo natë”/ Armina Mevlani, bashkëshortja e
Artikulli i mëparshëm‘O Delon, o Delon’/ Familjarët shpërthejnë në britma pas ekzekutimit të 35-vjeçarit (Publikohen pamjet e tmerrshme)
Artikulli i radhësThellohet skandali i përdhunimit të 15 vjeçares/ Abuzuesit shkuan tre herë ta merrnin në shkollë me makinë: Më çuan tek …