Der Spiegel: Rusia blen fshehurazi makineri gjermane të teknologjisë së lartë për armatim

0
This image has an empty alt attribute; its file name is 36511131_303.jpg

Revista “Der Spiegel” shkruan se një agjent i quajtur Sergej K. është i përfshirë në furnizimet në fjalë. Atij i ishte caktuar detyra për t’u kujdesur në mënyrë konspirative për të siguruar makineritë e precizionit për programin e raketave të Presidentit Putin.

Për këtë qëllim, Sergej K. thuhet se krijoi kontakte me disa kompani gjermane dhe shpërndarës. Kompania e përdorur si maskim për këtë në të vërtetë me sa duket është një lloj qendre e prokurimit shtetëror për mallrat industriale perëndimore. Personi që lëviz fijet në prapaskenë është një oficer i shërbimit sekret rus FSB.

Sipas “Spiegel-it, një sipërmarrës nga Leipzigu u arrestua në kuadër të hetimeve këtë javë. Sipas informacionit, ai akuzohet se ia ka dorëzuar Rusisë makineritë, të cilat me rrugë të tërthorta kanë përfunduar në industrinë e armatimit.

Sipas të dhënave, që prej vitit 2014, shitja dhe eksporti i mallrave në Rusi thuhet se janë të ndaluara kur ato janë të destinuara për qëllime ushtarake. dw

Artikulli i mëparshëmMiliarderët e vaksinave
Artikulli i radhësANALIZA: Fiksimi i Kinës për sekretet financiare po shkakton probleme dhe jashtë kufijve