Thellohen hetimet për vdekjen e 23-vjeçares, halla e saj dërgon prova të reja në polici

0
Thellohen hetimet për vdekjen e 23-vjeçares, halla e saj dërgon

Thellohen hetimet në lidhje me vdekjen e studentes 23-vjeçare, Evgjeni Baxho. Ditën e sotme në policinë e kryeqytetit është paraqitur halla e viktimës, dhe ka dorëzuar laptopin që përdorej nga mbesa e saj. Këtë laptop, ajo e kishte lënë në shtëpinë e hallës, disa ditë para se të ndërronte jetë.

Gjithashtu, halla e 23-vjeçares ka dorëzuar dhe një listë me emrat e miqve të mbesës, që të pyeten nëse kanë dijeni për diçka që mund të ketë lidhje me shkakun e vdekjes së të resë.

Ndërkohë, pak ditë më parë, u zbulua një dokument hetimor ku thuhej se në momentin që në banesën e studentes kanë shkuar grupi hetimor me ekspertin kriminalistik dhe mjekun ligjor, në trupin e viktimës janë vënë re disa shkrime që mund të hapin një pistë të re hetimore për humbjen e jetës së saj.

Ngjarja u bë publike me datë 18 maj, dhe fillimisht u tha se viktima Evgjeni Baxho kishte ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni në dhëmballë. Por, në dokumentin e Policisë Gjyqësore janë zbardhur detaje të frikshme.

“Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është vënë re në trupin e kufomës, në pjesën e barkut një shkrim i panjohur, i bërë me lapostil me ngjyrë të kuqe nga kërthiza deri në pjesën e ezofagut. Po ashtu gjatë autopsisë në pjesën e shpinës së kufomës janë vërë re tre shkrime të tjera të panjohura, të bëra po ashtu me lapostil të kuq”, thuhej në dokument.

Artikulli i mëparshëmManastirliu jep lajmin e mirë nga infektivi: Sot asnjë…
Artikulli i radhësPlas sherri në burgun në Greqi/ Shqiptari bën për spital kriminelin e njohur grek