E pabesueshme! Qyteti që fundoset çdo vit me nga rreth 60 centimetra

0
E pabesueshme! Qyteti që fundoset çdo vit me nga rreth 60 centimetra

Qyteti bujqësor i Corcoran, në Californi është zhytur ngadalë dy metra çdo vit gjatë dekadës së fundit ndërsa kompanitë bujqësore pompojnë ujin nëntokësor për të ujitur të korrat.

E vendosur në Luginën San Joaquin të Kalifornisë, qyteti  rreth 19 km katror ka një total prej 21,960 banorësh dhe është zhytur 11,5 metra në 14 vitet e fundit.

Mbytja është rezultat i një ndërmarrjesh bujqësore që kanë pompuar ujë nëntokësor për të ujitur prodhimet e tyre për dekada, sipas California Science Water Center.

Ndërsa Corcoran është zhytur në rreth 1.2 metra në zona të caktuara që nga viti 2015, parashikimet janë që qyteti do të fundoset edhe 1.8 deri në 3.3 metra gjatë dy dekadave të ardhshme, njoftoi New York Times.

Fundosja ka bërë që të rritet fatura e taksës së pronës për banorët afërsisht 200 dollarë në vit për tre vjet.

Artikulli i mëparshëmVendimi/ Një tjetër shtet njeh patentat shqiptare, miratohet marrëveshja
Artikulli i radhësDalin ‘jashtë loje’ vaksinat! Shkencëtarët japin lajmin e MADH për koronavirusin, ja sa zgjat imuniteti për ata që e kanë kaluar Covid-19