KAS rrëzon ankimimet e PD-së dhe Bojken Abazit për pavlefshmërinë e zgjedhjeve në Tiranë

0

Me 3 vota pro dhe 2 kundër, Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e PD-AN për shpalljen e pavlefshme dhe përsëritje të zgjedhjeve në qarkun e Tiranës. Përveç kërkesës së Partisë Demokratike, në mbledhjen e sotme u rrëzua edhe kërkesa e kandidatit të pavarur Bojken Abazit, i cili pretendon se i është vjedhur mandati në Tiranë.

Mbledhja vijon me shqyrtimin e kërkesës së PD-së për qarkun e Elbasanit, në një kohë që në rend dite është parashikuar edhe shqyrtimi për qarkun e Fierit dhe Lezhës dhe Korçës. Për këtë të fundit, edhe LSI kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve.

Artikulli i mëparshëmVendimi i BE për të ndaluar linjat ajrore bjelloruse, goditje nën brez për turizmin shqiptar
Artikulli i radhësProkuroria rihap çështjen e vrasjes së Aleks Nikës në 21 janar