Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e sotme në një konferencë për shtyp për lehtësimin e masave anticovid ka vendosur heqjen e maskave në ambientet e hapura nga data 1 qershor dhe shtyrjen e orës policore nga 22:00 në 23:00.
“Pavarësisht shifrave, pandemia nuk ka përfunduar edhe pse pozitiviteti i testimeve mbetet i ulet. Është e rëndësishme të vazhdojmë të mbajmë maskat, të ruajmë distancën dhe higjienën,” tha Fico.
Rakacolli u shpreh:” Ndihet efekti i vaksinimit. Në këtë situatë Komiteti mendon që ka vend për lehtësim të masave dhe propozon që ato të jenë të tilla:
Nga 1 Qershori:
• hiqet detyrimi për mbajtjen e barrierës mbrojtëse në ambientet e jashtme. Do vijojë të mbetet detyrimi i mbajtjes së maskës në ambientet e mbyllura si dhe në mjetet e transportit publik. Rekomandohet mbajtja e maskës kudo ku nuk mund të ruhet distancimi sociale si edhe për ata që ende nuk kane berë dy dozat e vaksinës që konsiderohen persona ne risk.
• ora policore shtyhet në orën 23:00 -06:00.
Klubet e natës, diskot, vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00.
Nga 15 Qershori:
• grumbullimet ne ambientet e jashtme nga 10 persona bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancës sociale ne zbatim te protokolleve te IShP.
Nga 1 Korriku:
• ora policore shtyhet në orën 24.00 -06:00.
Orari për muzikën nuk ndryshon, pra do mbetet ora 22:00.
• lejohen kampionatet sportive me prezence të tifozëve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te IShP.
•lejohen aktivitetet e teatrove, shfaqjeve artistike dhe kulturore, konferencave, me kapacitet te reduktuar deri ne 30% te spektatoreve apo pjesëmarrësve, sipas protokolleve te IShP.