Shqiptari bën për spital grabitësin e njohur Giannis Dimitrakis, pjestarin e ‘Agimit të Artë’
I gjithë sherri ndodhi brenda në burg.
Dimitrakis është dërguar në spital pasi ka marrë goditje të rënda në kokë nga shqiptari teksa është shtruar në repartin neurologjik në Lamia.
Nga ana tjetër shqiptari i dënuar për vrasje e anëtar i një grupi kriminal u dërgua në Gjykatën e Lamias dhe më pas u rikthye në burgun e Domokosë.
Dimitrakis njihet për grabitjen e një banke në Greqi vite më parë si dhe për pjesëmarrjen në grupet anarkiste apo edhe pranë Agimit të Artë.