Prokuroria e Tiranës ka rihapur çështjen për vrasjen e Aleks Nikës me datë 21 janar 2011 në qendër të Tiranës gjatë protestës së opozitës së atëhershme. Çështja është regjistruar në prokurori prej 1 muaj dhe hetimi po vijon me veprime konkrete.
Rihapja e çështjes vjen 10 vjet pas 21 janarit 2011, ku mbetën të vrarë katër protestues të opozitës së asaj kohe: Aleks Nika, Ziver Veizi, Hekuran Deda dhe Faik Myrtaj, para kryeministrisë, në protestën e thirrur nga Partia Socialiste.