KQZ ka vendosur edhe gjobat e para për mediat të cilat shkelën heshtjen zgjedhore për zgjedhjet e 25 prillit.
Kështu ditën e sotme Radio Televizioni Shqiptar, Kanali 2, u gjobit me 2 milionë lek për transmetim të reklamave politike në datën 24 prilli, e cila ishte ditë e heshtjes zgjedhore.
Vendimi u mor nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve më 27 maj 2021 sipas ligjit që ndalon transmetimin e reklamave dhe aktiviteteve politike gjatë heshtjes zgjedhore.
“Vendos masë administrative, 2 milionë lekë gjobë për RTSH. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe postohet në fletoren zyrtare, kundër këtij vendimi mund të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor, brenda 5 ditëve nga hyrja në fuqi”, tha Celibashi.