Vendimi/ Një tjetër shtet njeh patentat shqiptare, miratohet marrëveshja

0
Vendimi/ Një tjetër shtet njeh patentat shqiptare, miratohet

Patentat shqiptare do të njihen në Arabinë Saudite. Qeveria ka miratuar sot në parim marrëveshjen me Mbretërinë eArabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit.

V E N D I M PËR MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË TË LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për njohjen e ndërsjellë të lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi
ZËVENDËSKRYEMINISTRI
ERION BRAÇE

Artikulli i mëparshëmMaldini zyrtarizon largimin e yllit të ekipit: Rrugët ndahen…
Artikulli i radhësE pabesueshme! Qyteti që fundoset çdo vit me nga rreth 60 centimetra