Arian Çani bën deklaratën e papritur, zbulon kush do të vendoset në krye të Presidencës: Rama do emërojë…

0
“Kam informacione se...”/ Arian Çani bën deklaratën

Gazetari Arian Çani dhe analisti Artur Zheji komentuan mbrëmjen e djeshme shpalljen ‘non-grata’ të Berishës nga DASH.

Zheji: Toni Bler është një njeri që ka akses te të gjithë presidentët. As Sali Berisha nuk kanë cenuar politikë amerikane as në Shqipëri dhe as në Ballkan.

Çani: Berisha e pranoi vetë që në ‘95 ka pasur përplasje për 5 minoritarë.

Zheji: Fërkim është një gjë, përplasje është një tjetër. Ai ka pasur tendenca sovraniste. Kam informacion se Rama ka përdorur lobistët e Berishës. Lobistët duan peshqeshe. Kjo është politikë. Por nuk mendoj që Berisha dhe Meta kanë pasur boshllëqe intelektuale.

Rakipi: Edi Rama nuk është i interesuar për shkarkimin e Metës. Ndoshta është i detyruar, por jo i interesuar.

Çani: Rama është i përzgjedhuri i amerikanëve. Koha do ta provojë.

Rakipi: Që Rama të jetë në favor të tyre duhet t’i bëjë punët mirë. Por atij nuk i intereson “pushkatimi” i Ilir Metës.

Çani: Kjo është republikë parlamentare. Presidenti është honorifik. Çfarë është ky njeri që më bën mua si mushkonjë në vesh. Rama do të vërë një femër, mbajeni mend. Mua më kanë thënë, që qeveria e ardhshme vetëm një mashkull do të ketë, të gjitha do jenë femra.

Artikulli i mëparshëmEvi Kokalari bën deklaratën e bujshme, zbulon biznesmenin e fuqishëm që fundosi Sali Berishën në SHBA: Ai qëndron pas vendimit të Blinken!
Artikulli i radhësRama rinovim total qeverisë, ja ministrat që rrezikojnë largimin në shtator…