Chelsea ka fituar për herë të dytë në histori Ligën e Kampioneve. Skuadra e Thomas Tuchel mposhti 1-0 Manchester City-n e Pep Guardiolës, në një finale që dhuroi mjaft emocione.
“Blutë e Londrës”, ishin më superior duke e kontrolluar sfidën nga fillimi në fund dhe në fund duke triumfuar përballë “Qytetarëve”.LEXO EDHE:Manchester City – Chelsea, rezultati dhe statistikat e pjesës së parë
Heroi i Chelseat në “Dragao” ishte gjermani Kai Havertz, i cili me golin e shënuar në minutën e 42-të i dhuroi Kupën me “veshë të mëdhenj” skuadrës së tij.
Edhe pse ishin favoritë në letër, loja e skaudrës së Guardiolës la shumë për të dëshiruar, duke prodhuar shumë pak.
Një fitore totalisht e merituar për skuadrën e Chelsea-n. Një fakt interesant që vlen të theksohet është se që nga viti 2000, 8 skuadra kanë dështuar të marrin trofeun e Champions-it në shtëpi kur kanë debutuar për herë të pare në një finale të Ligës së Kampionëve.