Gazetari Romir Saraçi ka ironizuar djalin e kryeministrit Rama, Gregorin, i cili ka ndjekur natën e sotme finalen e ‘Champions League’, në Portuagali.
Duke i renditur një sërë blerjesh luksoze të këtij të fundit, Saraçi e ka quajtuar fati i djalit të piktorit, të cilit ia ka dashur shpirti një finale të Championsit.
Postimi i plotë i Romir Saraçit:
Fati i te qenurit djal Piktori!
Hap ekspozite e ste plas se nuk mbulon dot as shpenzimet e ekspozites! Blen makine qe kushton 130 mije euro dhe detyrohesh ta deklarosh sikur e ke blere 15, e per me teper pa punuar asnje dite ne jete! Blen ore 35 mije euro e detyrohesh te angazhosh ushtrine e propagandes se babit, qe webet te fshijne lajmin! Blen syze qe kushtojne mbi 60 mije euro, e te kritikon babi qe te mos i mbash me rrugeve te Tiranes!
Ehhh, po edhe nje finale Championsi ta do shpirti, por vec hallit te popullit si i behet qe te can bythen e i ankohet babit se ska buke te haje, madje si lene te dalin as ne kufi qe te shkojne e te mbledhin domatet e grekut per 3 euro ora! Etj etj…
P.S. Mbase eshte edhe problemi i kendveshtrimit tim, e ky Artisti eshte ne rregull! Por vetem nje gje me mundon: Kredine kush dreqin ja paguan, se spo ja dal dot as duke bere dy pune!