Izet Haxhia i dërgon nga burgu letrën ‘bombë’ djalit të Remzi Hoxhës: E vranë dhe… (E PLOTË)

0
"Trupin e babait tuaj e kanë hedhur në..."/ Izet Haxhia i

Adrian Hoxha akuzon drejtpërdrejtë ish-kryeministrin Sali Berisha për rrëmbimin dhe zhdukjen e babait të tij, biznesmenit Remzi Hoxha.

Dje, Ardian Hoxha, dha një interviste ku fliste për shpalljen e Sali Berishës “non grata” në SHBA.

“Kur u informova që Sali Berisha u shpall person “non grata” në ShBA, normalisht u ndjeva mirë pasi ishte një rikonfirmim i asaj që ne e kemi thënë dhe ditur prej shumë kohësh, që Sali Berisha është një njeri i lig, një njeri që ka bërë shumë krime, një kriminel.”, deklaroi ai.

Sot Dita ka publikuar një letër të Izet Haxhisë, drejtuar djalit të Remzi Hoxhës. Haxhia, ish-shoqërues dhe njeri i afërt i Sali Berishës nga fillimet e pluralizmit deri në grushtin e shtetit të shtatorit 1998, thotë se trupi i Remzi Hoxhës pas vdekjes në tortura është hedhur në det.

Më poshtë pjesë nga letra e z.Haxhia:

“Ardian, lexova intervistën tënde dhe ndihem i prekur. Ti je rritur pa babain tënd, ashtu si fëmijët e mij janë rritur pa mua. Unë ju drejtohem juve si një baba që ka me vite që nuk takon fëmijët e tij, për shkak të njëjtit person që juve ju ka bërë të kërkoni të drejtën më të ligjshme në botë, një varr.

Babain tënd Ardian, e vrau shteti amë dhe veglat e shërbimeve sekrete fqinje. E vranë sepse ishte një nacionalist. Dhe më e tmerrshmja, pasi e vranë në tortura mizore, trupin e tij të pajetë e hodhën në det. Pse? Sepse Remzi Hoxha ishte një dëshmitar i tradhëtisë së tyre ndaj atdheut dhe shqiptarizmit.

Unë nuk gjej fjalë t’ju ngushëlloj juve, por vetëm një apel kisha për shtetin shqiptar sot: Kumbaron dhe Sefgjinin t’i çojë para drejtësisë qoftë edhe me statusin e të penduarit. Vrasja dhe zhdukja e kufomës së Remzi Hoxhës është një njollë e zezë në historinë e shtetit shqiptar. Është në nderin e kësaj qeverie që të vejë në vend sadopak dinjitetin e këtij shteti duke e zbardhur këtë krim makabër…”

Artikulli i mëparshëmChelsea në ‘çatinë’ e Europës, fiton Championsin e dytë në histori
Artikulli i radhësKUJDES! Shenjat që jep trupi 1 muaj para atakut në zemër