Greqia duket që nuk po gjen qetësinë e duhur pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm është goditur nga një tjetër ekzekutim, pasi është zgjuar me të shtënat e një tjetër krimi në zonën e Varit në kryeqytet.
Disa persona të paidentifikuar me emra nga Policia, por që besohet se janë të huaj kanë qëlluar me armë zjarri një boksier grek.
Mediat greke kanë bërë me dije se viktima, emri i të cilit ende nuk dihet është një emër i njohur në botën e krimit dhe i dënuar më parë në vitin 2008. Sipas informacioneve të para, viktima u qëllua në makinën e tij dhe pista kryesore është larja e hesapeve.
Ky është ekzekutimi i dytë brenda pak orësh në Atikë, pasi dje pasdite u qëllua për vdekje 34-vjeçari shqiptar “Aris”, i cili kishte qenë shënjestër e atentateve edhe në të kaluarën. Ai u qëllua brenda një kafeneje.