Epidemiologët janë kritikë ndaj masave kufizuese anti-covid që zyrtarisht hyjnë në fuqinë 1 qershor. Për Ilir Alimehmetin, shtyrja vetëm me 60 minuta e orës policore është penalizuese për lëvizjen e qytetarëve dhe që sipas tij duhej ndarë nga vendimi për mbylljen e lokaleve në po të njëjtën orë.
Ashtu si edhe më herët, Alimehmeti mbështet idenë për aplikimin e kufizimeve sipas zonave në varësitë e rasteve të infektimit. Situata nga pandemia është përmirësuar dhe veçanërisht në Tiranë.
Prej javësh kanë rënë ndjeshëm infektimet e reja, shtrimet në spital si dhe humbjet e jetës.
“Sezoni i verës pritet të jetë i qetë por nuk dihet se çfarë do të sjellë vjeshta”, tha Alimehmeti për A2.