Gazetari Investigativ, Artan Hoxha ka komentuar rikthimin e çështjes së 21 janarit ku humbën jetën katër protestues, në prokurori.
Hoxha në fjalën e tij është shprehur se kjo është një ngjarje që ka të lidhur shumë elementë, siç është dhe pastrimi i vendit direkt pas ngjarjes dhe moslejimi i prokurorëve që të merrnin provat nga gëzhojat në vendngjarje.
Ndër të tjera ai ka theksuar se Berishën nuk e implikoj ngjarja por fshirja e provave dhe mbrojtja e fajtorëve.
Sipas tij vetëm pamjet hedhin dritë dhe një gjë të tillë për zbardhjen e saj deri në fund sipas Hoxhës mund ta bëjë vetëm SPAK.
“Ishte e gjithë Garda e Republikës të ulur kur bëhej gjyqi, ndërsa gazetarët rrinin në këmbë. Nuk shkova më se ai proces nuk mund të shkonte më tej pasi nuk kishte motiv për të shkuar përpara. Pas tetë vitesh unë fajësoj Edi Ramën në lidhje me këtë. Pastruesit e bashkisë nuk i lanë prokurorët që të hetonin në vendin e ngjarjes pasi filluan të pastronin vendin.
Berishën nuk e implikoji ngjarja, por prishja e hetimit, provave dhe mbrojtja e autorëve. Mesa di unë sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë në atë kohë Gjergj Lezhja ka dorëzuar një DVR me pamje, se është parë apo jo nga prokurorët kjo nuk u mor vesh kurrë, ajo përfundoi në Amerikë. Pamundësia që u dha prokurorëve për të hetuar ngjarjen. Mbajtja e gardës brenda gardhit të kryeministrisë, prokurori nuk duhet të arrestohet komandantin pir që ta merrte në pytje. Kaluam tek momenti kur përfunduam te përdorimi i gëzhojave dhe i predhave. U bënë të gjithë format e mundura që të dështonte hetimi dhe pas 10 vitesh ne e kemi faktike tashmë që ka dështuar.
Unë kam dërguar disa herë pamje filmike në prokurori, dhe vetëm ato dhe provat shkresore që ka mbajtur garda janë faktet që do të çojnë
Unë jam i bindur se vrasësi i Aleks Nikos është lehtësisht i dallueshëm, unë nuk kërkoj autorin e vrasjes se është i dallueshëm por unë kërkoj që të gjendet nxitësi dhe ai që e ka urdhëruar këtë vrasje. Hetimi nëse nuk shkon në SPAK unë nuk kam besim se do të dalë në dritë gjë”, ka thënë Hoxha.