Një biznesmen është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Tepelenë. Ngjarja e rëndë ndodhi në qendër të qytetit.
Bëhet fjalë për shtetasin Çajup Selimi, 45 vjeç, i cili thuhet humbi jetën pak çaste pas ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje. Selimi thuhet se kishte një dyqan shumice me prodhime gruri.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.
Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit. Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.