Vidal shtrohet në spital me COVID-19, bëri vaksinën 3 ditë më parë

0
Vidal shtrohet në spital me COVID-19, bëri vaksinën 3 ditë më parë

Arturo Vidal është shtruar në spital në kryeqytetin e Kilit, Santiago, pasi ka rezultuar i infektuar me Koronavirus.

Mesfushori i Interit duhej të luante ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës kundër Argjentinës, të enjten, por stafi mjekësor i Kilit njoftoi se “lojtari u testua pozitiv për COVID-19” gjatë një kontrolli të zakonshëm parandalues, të hënën, më 31 maj.

Arturo u shtrua në spital dhe u izolua nga grupi për më shumë se 72 orë si një masë parandaluese për shkak të një infeksioni në bajame.

34-vjeçari ka postuar një mesazh në rrjetet sociale, duke siguruar se do të shërohet shpejt për të dhënë kontribut me fanellën e përfaqësueses së tij.

“Fatkeqësisht, zbulova se isha pozitiv me COVID-19, pasi një mik asimptomatik doli pozitiv në një kontroll parandalues. Këtë herë nuk të jem në fushë, por do të mbështes shokët e mi me të gjitha forcat e mia. Unë do të shërohem së shpejti për të qenë në gjendje të vesh përsëri fanellën e “La Rojas.

Falënderoj të gjithë punonjësit shëndetësorë që janë kujdesur për të gjithë kilianët në këtë pandemi të tmerrshme. Ju lutem, nëse mund ta bëni: vaksinohuni!”, shkruan Vidal.

Mesfushori 34-vjeçar bëri vaksinën për parandalimin e infektimit me Koronavirus së bashku me lojtarë të tjerë nga ekipi kilian vetëm tri ditë më parë.

Artikulli i mëparshëmInvestigimi/ Mafia Shqiptare në Belgjikë sundon tregun ndërkombëtar të drogës
Artikulli i radhësRekordi absolut/ Vllaznia e fitoi Kupën e Shqipërisë pa pësuar asnjë gol