Nis aksioni i prishjes së ndërtesave pa leje në Ksamil

0

Ka nisur mëngjesin e sotëm aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit. Nga pamjet shihet se operacioni ka nisur me objektet që janë fare pranë bregdetit.

Janë me dhjetëra objekte në Ksamil, të cilat janë në plan për t’u prishur. Operacioni për prishjen e ndërtimeve pa leje u njoftua nga kryeministri Edi Rama pak ditë më parë. Aksioni do të vijojë pothuajse në të gjitha zonat bregdetare të vendit.

Artikulli i mëparshëmEuro 2020, Krimea vizatohet në fanellën e Ukrainës: përplasje diplomatike me Rusinë
Artikulli i radhësAltin Avdyli kallëzon gjyqtaren Saida Dollani për shpërdorim detyre