Paralajmërojnë sinoptikanët: Vjen vala e fuqishme e nxehtësisë…

0

Shumica e Kontientit të Evropës është përfshirë nga një valë e fuqishme nxehtësie Afrikane, ndërsa më në fund edhe tek ne temperaturat kanë shënuar rritje. Pas një pranvere shumë të ftohtë sot tek ne po duket si atmosferë verore për herë të parë këtë sezon.

Bërthama e nxehtësisë afrikane ndodhet në Evropë si në Gjermani, Zvicër, Austri, Poloni etj. dhe kjo masë ajrore pritet të zhvendoset edhe mbi Gadishullin Ballkanik gradualisht. Tek ne përkundër rritjes së temperaturave pritet të ketë kushte edhe për bubullima të pasditeve.

Nxehtësia afrikane ka arritur deri në Skandinavi dhe pritet të zgjasë edhe disa ditë, deri sa masa më të freskëta ajrore nga Atlantiku përpiqen të depërtojnë në Kontinent.

Pra, njëherë në Evropë e pastaj edhe tek pas disa ditëve vera do të na tregojë se e ka më seriozisht./Meteoballkan

Artikulli i mëparshëmNjihuni me 6 sinjalet e trupit të cilat nuk duhet t’i injoroni kurrë, flasin ekspertët
Artikulli i radhësDeklarata e fortë e Kim Jong-un dhe detaji që ra në sy në trupin e tij ka nxitur spekullime për…