Rudina Hajdari hap zemrën/ Flet edhe për krizën me bashkëshortin: Raporti ynë është…

0
Rudina Hajdari hap zemrën, flet si rrallëherë për

Përgjatë kohëve të fundit në rrjet është përfolur se Rudina dhe i shoqi po kalojnë një krizë martesore, por si është e vërteta?

E pyetur nga moderatorja Bieta Sulo, ajo tregoi se distanca katër vitet e fundit e ka bërë të vështirë marrëdhënien e tyre.

“E para, unë jam munduar që ta mbaj sa më larg opinionit publik, syrit publik sepse ai ka vendosur vetë që të mos jetë pjesë e kësaj. Jam munduar gjatë gjithë kohës që t’ia plotësoj atë dëshirë, por nga ana tjetër mundohem të jem sa më transparente me publikun, sa më e sinqertë. Largesa nga Amerika, duke jetuar në Shqipëri këto katër vitet e fundit e ka bërë goxha të vështirë raportin tonë, por mendoj se dhe ky është një proces. Ajo çfarë është e rëndësishme për ne është që të kemi vajzën dhe të jemi sa më mirë me të dhe ia dalim shumë mbanë për këtë gjë”, tha Rudina në emisionin “Ftesë në pesë”.

Artikulli i mëparshëmArian Çani nxjerr emrin e politikanit shqiptar: Ky është njeriu i zgjedhur i amerikanëve
Artikulli i radhësNgjarja që tronditi Greqinë, ja çfarë i tha 32-vjeçari grek vjehrrës së tij në varreza, pak para se të arrestohej për vrasjen 20-vjeçares britanike