Që deti mesdhe është i sëmurë, kjo dihej prej kohësh. Por tashmë ka një rrjet sensorësh termometër nëndetarë që mundësojnë matjen çdo 15 minuta të temperaturave në pjesën perëndimore të tij, pranë Italisë. Synimi është që të kuptohet ndikimi që ka ngrohja globale në ekosistemet nënujore.
“Këto termometra do të lejojnë që të matet me frekuencë të lartë kohore me rëndësi të madhe për të gjithë ata që janë të përfshirë në monitorim, menaxhim dhe shfrytëzim të ambientit detar lokal. Të dhënat e grumbulluara do të lejojnë që të kuptohen fenomenet e dinamikës bregdetare që janë në rritje ekstreme” nënvizon Ernesto Napolitano, oqeanograf i përshirë në këtë projekt.