Publikohet studimi më i fundit mbi variantin Delta që po ‘bën kërdinë’, mjeku Alimehmeti: Çfarë u zbulua për personat të cilët e kanë kaluar COVID 19, përfshirë edhe të vaksinuarit

    0
    Publikohet studimi më i fundit mbi variantin Delta që po

    Varianti Delta, që fillimisht u identifikua në Indi dhe tani është prezentë në të paktën 85 shtete shkaktoi valë të reja infeksionesh në shumë shtete duke bërë që njerëzit të alarmohen.

    Ne nje studim të kryer së fundmi në Indi mbi variantin Delta thuhet se zhvillimi i antitrupave pas infektimit natyror jo vetëm që mbron shumë nga reinfektimi, por mbron edhe nga përparimi drejt formës së rëndë të COVID-19. Detaje mbi studimin i dha mjeku i njohur Ilir Alimehmeti(Epidemiolog Klinik ) i cili u shpreh se i duhet besuar natyrës dhe se efektiviteti për mbrojtjen nga reinfekimi apo forma të rënda të sëmundjes është 100%.

    Përhapja e këtij varianti ka shkaktuar valë të reja të infeksioneve në disa shtete. Ai është më ngjitës se të gjitha variantet e tjera ekzistuese.

    Postimi i plotë:

    Nuk mund t’u besosh njerëzve, por gjithmonë mund t’i besosh natyrës.”

    Cit.: Dr. Ili Gidov

    Imuniteti natyror pas infektimit nga SARS-CoV-2 është goxha i fortë miqtë e mi, ashtu siç edhe pritej!

    ???????? Studimi i fundit vjen nga Ministria e Shëndetësisë së Indisë, më 19 Korrik 2021, duke kujtuar që ky shtet, përveç varianteve të tjera, ka gjerësisht të pranishëm variantin Delta (B.1.617.2) në qarkullim.

     Në studim janë marrë:

     1.170 persona që e kishin kaluar COVID-19, dhe

     1.068 persona që nuk e kishin kaluar COVID-19.

     Ndër të infektuarit më parë (totali 1170) ndodhën:

     3 reinfektime të vetme (0.26%), nga të cilët

     1 person i vetëm u shtrua në spital por pa nevojë për oksigjen (0.09%).

     Ndër të painfektuarit më parë (totali 1068) ndodhën:

     127 infektime (11.89%), nga të cilët

     30 persona u shtruan në spital (2.81%),

     12 persona u shtruan në spital dhe patën nevojë për oksigjen,

    4 persona u shtruan në terapi intensive, dhe

    1 person u intubua.

    Nga këto të dhëna rezulton se:

     Efektiviteti për mbrojtjen nga reinfekimi është:

    100% – [(3/1170) / (127/1068)] = 100% – 2.16% = 97.84%

    Efektiviteti për mbrojten nga format e rënda të sëmundjes është:

    100% – [(0/1170) / (12/1068)] = 100% – 0.0% = 100.0%

     Këto nivele efektiviteti janë qartësisht ekuivalente ose superiore ndaj efektivitetit të vaksinave të zhvilluara deri tani.

    Si rrjedhojë autorët dalin në përfundimin e qartë se:

     Gjetjet tona përforcojnë arsyetimin e fortë që zhvillimi i antitrupave pas infektimit natyror jo vetëm që mbron shumë nga reinfektimi, por mbron edhe nga përparimi drejt formës së rëndë të COVID-19.

    Pra, miqtë e mi, besojini natyrës, ajo e di më mirë!

    Dr. Shk. Ilir Alimehmeti

    Epidemiolog Klinik

    Fakulteti i Mjekësisë, UMT

    Akademia e Shkencave të Shqipërisë

    Artikulli i mëparshëmKur mund të priten arrestimet e mëdha? Ngjela zbulon se kur do të sekuestrohen miliarda Euro e Dollarë, vila luksi, makina e jahte luksozë
    Artikulli i radhësPolitikanët grushtohen LIVE në emision, në fund i japin dorën njëri-tjetrit (VIDEO)