Lajm i mirë! Përmirësohet gjendja e Kosta Grillos, kolegu zbulon bisedën e komentatorit me doktoreshën në Turqi: Dua të kthehem!

0
Kosta Grillo

Komentatori i njohur sportiv, Kostandin Grillo, vijon të kurohet në Turqi, pas infektimit me COVID-19, ndërsa duket se gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht është përmirësuar.

Lajmi  e mirë e ka dhënë kolegu i tij, gazetari Ervin Petraq Baku, i cili thotë se trupi i komentatorit të njohur po shkon drejt normalizmit.

Baku shkruan në “Facebook” se analizat e gjakut të Kosta Grillos kanë dalë mirë dhe se beteja e mjekëve është përqendruar te rikuperimi i mushkërive.

Mesazhi i plotë:

PËRDITËSIM
Një lajm i mirë na vjen këtë mëngjes nga Stambolli. Kolegu, miku, vëllai, Kosta Grillo duket se ka marrë kthesën e madhe për mirë… Lavdi Zotit! Mjekimi me qelizat e reja duket se po jep frutet e tij. Komunikimi i tij është shumë normal, me një çehre shumë të mirë të fytyrës. Për herë të pare pas 10 ditësh ka kërkuar për të ngrënë… Mjekët e spitalit i kanë raportuar analizat e gjakut dhe ato kanë dalë shumë mirë. Trupi po rikthehet drej normalitetit… Beteja tani do të fokusohet te rikuperimi i mushkërive. Pra të punohet më pak me aparatet e oksigjenit dhe të rikuperohen mushkëritë.
– Jam shumë mirë, i ka thënë Kosta sot doktoreshës. Dua të kthehem…
– Ku do shkosh ti? i është përgjigjur ajo… Është rrugë e gjatë… Durim!
Të dashur miq, Falemnderit për lutjet tuaja! Zoti ju bekoftë! Vazhdoni ju lutem të luteni!
Falemnderit ju që kontribuat financiarisht! Të gjithë ata/ato që mund të kontribuojnë, ta bëjnë ju lutem. Kohën e qëndrimit të Kostës në spital askush nuk e di…
Kam dhe një fjalë për ata/ato, shumë të paktë, që e mallkuan dhe i uruan më të keqen… Zoti ju bekfotë edhe ju! Zoti ju ruajtw trutw e kokws… Sepse ju nuk e njihni fare fare Kosta Grillon… Mësojeni se Kosta Grillo është jetëgjatë… Sepse Zoti i mbron njerëzit e mirë dhe të pastër!

Artikulli i mëparshëmNis sot Pelegrinazhi në malin e Tomorrit, Rama nxjerr pamjet e rrugës së re për të uruar fundjavë të mbarë
Artikulli i radhës“Flokë hekuri” në zemër të Tokës?! – Hipoteza më e fundit mund të shpjegojë shtimin e tërmeteve në planet